Ish-drejtori i Transportit në Sarandë, Klement Balili, i cili nga mediet greke konsiderohet si “Escobari i Ballkanit”, është akuzuar nga autoritetet greke si drejtuesi i një organizate kriminale dhe financues i asaj, bande e cila shpërndanë në Evropë sasi të mëdha droge.
Policia greke ka lëshuar një urdhër arresti kundër tij dhe i ka kërkuar autoriteteve shqiptare ekstradimin e tij në shtetin grek, pasi hetimi sipas autoriteteve greke gjeti prova që implikojnë lëvizjen e rreth 700 kg droge me një motoskaf nga Saranda në Greqi ku dhe u kap.
I ashtuquajturi “Escobari i Ballkanit” e ka refuzuar akuzën kundër tij, duke thënë se ky hetim që është duke u bërë ndaj tij, është i përgatitur nga anëtar të policisë së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, shkruan “Ethnos.gr”.
Ai ka thënë se e gjithë kjo është duke u bërë më qëllim që të dëmtojë kryeministrin Edi Rama.
“E gjithë historia, siç mësova nga avokati im Alexis Kougias, është e sajuar dhe nuk ka prova kundër meje. Jam i sigurt se disa anëtarë të policisë e ndërtuan këtë hetim ndaj meje së bashku me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, për shkak se nipi im, i cili është avokat, është anëtar i rëndësishëm i Partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan këtë rast për shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi Rama”, ka thënë ai.
Klement Balili i pat shpëtuar hetimeve pas kapjes së tij në vitin 2006 me disa persona të tjerë, duke transportuar kanabis nga Lazarati drejt Sarandës.
Ai u bë drejtor i Transporteve në Sarandë, në vitin 2013 dhe konsiderohet si një nga njerëzit më të rëndësishëm të LSI-së, në jug të Shqipërisë.
Së bashku me vëllezërit e tij ka një kompleks turistik në Sarandë “Santa Quaranta”.