×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    “Escobari zuri të dashur një gazetare për të futur ndonjë lajm, këtu te ne Narcosi ka dhe imazhe publike”

    Insajderi
    04 January 2022 - 10:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Escobari zuri të dashur një gazetare me qëllim që të kishte sadopak shanse për të futur ndonjë lajm që i interesonte në media.

    Këtu tek ne aksesi i karteleve në media është i pakufishëm. Madje Narcosit kanë dhe imazhe publike ‘showmane’ që bëjnë reklama me majmunin Hirko.

    Në Kolumbi, mediat nuk kishin frike t’ia përmendin emrin Escobarit dhe ta akuzonin si trafikant.

    Këtu tek ne treçereku i mediave nuk i përmendin dot emrin një kompanie bananesh. Madje shumë prej tyre bënë dhe alibi duke thënë se drogën tek bananet e futi Gogoli.

    Në Kolumbi ishte e korruptuar një pjesë e madhe e policisë dhe politikës. Por kishte disa njësi në forcat e rendit dhe përfaqësues në politike që bënin luftë me Narcosit.

    Këtu tek ne nga Durrësi në Tiranë, kontenieret e kamionëve hapen në çdo fshat, që është rrugës, por policia përton të hedhë ndonjë sy. Kurse tatimeve, pastrimit të parave dhe këtyre agjencive të tjera inteligjente të shtetit nuk u bënë përshtypje hiç kur një kompani jep miliona dollarë borxhe për një ditë tek individë.

    Tani si i bie? Kush është narkoshtet, Kolumbia e Escobarit dhe kartelit të Kalit apo Shqipëria që është bërë eksportuesi më i madh i bananeve në botë pa patur asnjë rrënjë banane të mbjellë?

    Dhe për t’i vënë kapak kësaj pune është dhe ky sherri i Mandit të Nishtullës me Silvën për ndarjen e lekëve të këngës “Të ka lali shpirt”, si hall i madh kombëtar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark