"Është absurditet" - Qeveria vazhdon krekosjen me raportin e World Justice Project - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Është absurditet” – Qeveria vazhdon krekosjen me raportin e World Justice Project

    Insajderi
    31 October 2022 - 09:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partitë opozitare në vend e kritikuan ashpër Lëvizjen Vetëvendosje përkatësisht qeverinë për krekosjen se Kosova ka dalë e dyta, në botë sipas World Justice, Project sa i përket sundimit të ligjit. Nga opozita u cilësua si absurditet duke thënë se ky raport realisht e nxjerr Kosovën të 57-tën në botë. Por këto kritika nuk i kanë bërë përshtypje zëdhënësit të qeverisë, Përparim Kryeziu, shkruan Insajderi.

    Kryeziu ka dalë me një listë të pesë ngjarjeve më të rëndësishme të javës, ngjarje këto që po konsiderohen si arritjet kryesore të kësaj jave.

    Pikërisht raportin e World Justice Project, Kryeziu që flet për sundim të ligjit e ka listuar si më të rëndësishmen nga ngjarjet. Siç thotë Qeveria Kosova u rendit e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë.

    Në listë është përmendur edhe miratimi i buxhetit të 2023 në vlerë 3.2 miliardë euro, dhe miratimi nga Kuvendi i Strategjisë të Sigurisë së Kosovës për vitin 2022-2027.

    Shkrimi i plotë i Kryeziut:

    Pesë nga ngjarjet kryesore të javës që lëmë pas:

    🔵Kosova u rendit e para në Ballkanin Perëndimor për sundim të ligjit kurse e dyta në botë për nga përmirësimi i arritur brenda vitit 2022, sipas World Justice Project. Sivjet shënuam vlerën më të lartë ndonjëherë në indeksin e këtij raporti.

    🔵U miratua në Qeveri projektbuxheti për vitin 2023. Në vlerë prej 3.2 miliardë euro, buxheti për vitin e ardhshëm do të vazhdojë mbështetjen për arsim, shëndetësi, bujqësi e siguri

    🔵Kuvendi miratoi Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027. I dyti që nga shpallja e pavarësisë, ky dokument identifikon rreziqet, kërcënimet, sfidat për sigurinë e vendit por edhe mundësitë, objektivat strategjike dhe vizionin për të ardhmen.

    🔵U nënshkrua marrëveshja me Malin e Zi për ndërtimin e rrugës Pejë-Rozhajë dhe rrugës Deçan-Plavë. Krahas rëndësisë ekonomike, këto dy projekte lidhin vendet e banuara shqiptare në dy anën e kufirit.

    🔵U nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar për vazhdimin e përkrahjes financiare në mbrojtje dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark