×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Halimi i reagon Qeverisë: Nuk ka ‘World Project’ që e mbulon mungesën e projekteve madhore

    Insajderi
    27 October 2022 - 13:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës i ka reaguar VV-së pasi tha se Kosova renditet e dyta nga World Justice Project për sundimin e ligji.

    Ajo tha se ajo që po cilëson qeveria Kurti, është propagandë dhe histeri partiake për sukses.

    Halimi përmendi se Kosova ishte në pozitë me të lartë para se Kurti të merrte mandatin.

    ”Kur të mungojnë rezultatet qeverisëse, nuk të mbetet rrugë tjetër, veç të mburresh me absurditete. Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në ‘World Justice Project’, ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të”, ka shkruar ajo.

    Për këtë Halimi rëndit disa arsye:

    ”Kur të mungojnë rezultatet qeverisëse, nuk të mbetet rrugë tjetër, veç të mburresh me absurditete. Dështimi të shtyn madje të tentosh ta shesës si sukses vendin e 57-të në ‘World Justice Project’, ndërkohë që mandatin e ke marrë kur ke qenë në vendin e 54-të. Nuk ka manipulim, nuk ka ‘World Project’ që e mbulon mungesën e projekteve madhore.
    Vendi i 57-të këtë vit, pasi që vitin paraprak ke qenë i 60-ti është dështim, sepse në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54-të. Pra, si përfundim, nuk ka propagandë që e mbulon punën dhe angazhimin e vërtetë në qeverisje.
    Histeri partiake për sukses.
    Propaganda s’duket ndryshe!”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark