×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Është anti-UÇK”- Qeveria lë shoqatat e dala nga lufta jashtë shënimit të përvjetorit të Epopesë së UÇK’së

    Insajderi
    04 March 2024 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Qeveria ka lënë jashtë Këshillit Organizativ për shënimin e Epopesë së UÇK’së më 5,6 dhe 7 mars shoqatat e dala nga lufta. Një gjë të tillë po e thotë Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK’së.

    Jashari në një prononcim për Insajderin ka thënë se do të kenë agjendë të tyren bashkë me shoqatat e tjera të dala nga lufta. Pra, Epopeja e UÇK’së do të shënohet ndarazi nga Qeveria.

    “E kemi agjendën tonë si OVL-UÇK. Jemi në bashkëpunim me komunat në nivel të Kosovës, por nuk jemi bashkë-organizim vetëm me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Është hera e parë që nuk kemi pasë ftesë për me qenë në Këshill Organizues. Ma herët është thënë se do të krijohet Këshilli Organizues, megjithatë ne nuk jemi ftu”, ka thënë ai.

    Jashari tutje i ka dhënë merita ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, për ftesat e mëhershme në manifestimet e këtij karakteri.

    Teksa e ka quajtur Qeverinë Kurti “anti-UÇK”.

    “Është ky vit që nuk kemi qenë pjesë e organizimit. Si organizata të dala nga lufta, nuk na kanë ftu. Sa ka qenë ministri Armend Mehaj, çdoherë jemi ftu, çdoherë kemi qenë pjesë e Këshillit Organizues. Ky kryeministër, kjo Qeveri çdo vitet po tregohet anti-UÇK, po e atakon luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata duhet t’i tregojnë arsyet pse”, ka thënë ai.

    “Kjo qeveri ia ka dhënë emrin vetvetës si Qeveri anti-UÇK, na vjen keq por s’kemi çka me bë”, shtoi tutje ai. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark