Insajderi
Show

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn

Insajderi
20 December 2025 - 17:55
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj e konsideron tashmë si një të shkuar që ka vdekur. Ai ka deklaruar se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht tek e tashmja.

“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, u shpreh Kallaku.

Besi foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë. Ai thekson se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit.

“Zoti është me mua, kush mund të jetë kundër meje?! Përveçse iu kam dhënë dorën, iu kam dhënë edhe bukën. Sado të zgjasë nata, do lindë dielli, do të vijë dita. Sa armiq që kemi dhe sa ‘miq’ armiq që kemi përreth. Pasuria ime më e madhe janë dy fëmijët e mi, nëna dhe babai im. E marrim jetën për të mirëqenë. Sikur s’do na ndodhë kurrë e keqja. Ndërroi jetë edhe Shpati i shkretë. A kishte plane për sot?”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark