Rrustem Mustafa i njohur si Komandant Remi do të vazhdojë edhe sot dëshminë në Gjykatën Speciale.
Ai e ka pranuar se në disa raste kanë ndaluar njerëz që sipas tij kanë qenë të ekspozuar afër vijës së frontit, apo afër vendit që siç tha Remi kanë mundur t’i rrezikonin ata, raporton EO.
Mustafa tha se ka pasur raste që kanë ndalur edhe fshatarë që janë fjalosur mes veti.
Prokurorja: A e ke dëgjuar ndonjëherë emrin Floki?
Mustafa: Ai me disa njerëz të tjerë na është thënë që ka dhënë pjesë logjistike, disa automjete.
Prokurorja: Besoj që përmendët Patokun ku njerëzit mbaheshin të ndaluar?
Mustafa: kanë mundur që edhe aty të mbahen
Prokurorja: Në çfarë zonë brigadash bënte pjesë Patoku?
Mustafa: 151 dhe 152 dhe kanë qenë njësite të Zonës siç është njësi i sanitetit.
Prokuroja: A është ndaluar apo arrestuar ndonjë brenda zonës së Llapit, për shkak të motiveve keqbërëse apo mosmarrëveshje brigade
Muistafa: Po, ka pasur.
Prokurorja: A ju kujtohet ndonjë rast konkret lidhur me këtë?
Mustafa: Është përfolur dy-tri raste për zënka në mes veti, fshatarët mes veti dhe ne kemi ndërhy.
Prokurorja: Dhe në rast ku fshatarët ishin të përfshira në zënka mes veti ju a kujtoni se i keni ndaluar dhe arrestuar ata.
Mustafa: i kemi ndaluar derisa janë qetësuar. U është tërhequr vërejtja.
Prokurorja: Ndalimi i bashkëpunëtorëve a ishte pjesë e politikave të UCK-së
Mustafa: Ka pasur raste që kanë qenë të ekspozuar afër vijës së frontit, apo afër vendeve ku mund të na rrezikonin, ne i kemi arrestuar edhe ata.
Prokurorja: kur thoni se nuk ka qenë politik çfarë doni të thoni me këtë.?
Mustafa: Nuk ka qenë asnjë urgjencë për ne që të merremi me të tilla punë. Po tani masi më keni ftuar po folum për këtë punë, por këto punë ishin që ne në përgjithësi nuk mendonim shumë për këtë çështje. Nuk kanë qenë prioritete tona.
Prokurorja: Mund të mos ketë qendër prioritet për juve, por praktikë që është përdorur?
Mustafa: Nuk dëgjohet qartë.
Prokurorja: për këtë gjë Shtabi i Përgjithshëm a ka dhënë udhëzime?
Mustafa: Ata kanë mundur të japin por mua nuk më kujtohet.
Prokurorja: A ju kujtohet që Shtabi i Përgjithshëm të ketë thënë diçka për bashkëpunëtorët apo mënyrën se si duhet të trajtoheshin ata?
Mustafa: Gjatë seancave që kanë pasur në gjyq më është paraqitur një dokument dhe nga atëherë ka qarkulluar një dokument për ndalimin që të punojnë ata kundër UK-së, pos diskutime në Shtab të Përgjithshëm nuk besoj se ka pasur për këtë çështje. Së paku jo kur unë isha aty.
Prokurorja: E keni fjalën për komunikatat që janë nxjerr nga UCK-ja që përmendin bashkëpunëtorët?
Mustafa: Gjatë procesit që kemi kaluar qëndrojë prapa të gjitha fjalëve që i kam thënë atëherë.