Është planifikuar të mbahet në qershor, ja çdo të ndodhë me “London Fashion Week” - Insajderi
×
LifeStyle

Është planifikuar të mbahet në qershor, ja çdo të ndodhë me “London Fashion Week”

Insajderi
22 April 2020 - 12:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Koronavirusi ka përfshirë botën dhe kjo ka pasur ndikim të madh në të gjitha fushat.

Një nga sektorët që u prek është edhe moda, e cila po përballet me një situatë të vështirë.

Në Milano, Java e modës u anukua për shkak të COVID-19, megjithatë tashmë po mendohet për një mënyrë tjetër alternativë që sfilatat të zhvillohen.

Ditën e sotme Këshilli i Modës ka treguar se për Javën e Modës në Londër kanë gjetur një zgjidhje tjetër.

Për të shmangur kontaktet me njerëzit, sfilatat do të zhvillohen në mënyrë dixhitale.

Caroline Rush, shefi ekzekutiv i Këshillit Britanik të Modës tha se shtëpitë e modës do të prezantojnë veshjet e tyre, vetëm se këtë herë çdo gjë do të jetë ndryshe.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark