Insajderi
Insporti

“Është tejkaluar vija e kuqe”, UEFA reagon ashpër pas eliminimit të kartonit të kuq ndaj Balogun

Insajderi
06 July 2026 - 12:22
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Është tejkaluar vija e kuqe”, UEFA reagon ashpër pas eliminimit të kartonit të kuq ndaj Balogun
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vendimi i FIFA-s për të pezulluar skualifikimin e sulmuesit të SHBA, skuadrës së një prej vendeve organizatore të Botërorit 2026 ka sjellë edhe reagimin e shtpisë së futbollit, UEFA-s, e cila doli me një komunikatë për shtyp.

Përmes këtij reagimi, UEFA e vlerëson këtë vendim të FIFA si tejkalim të vijës së kuqe.

“Vendimi i djeshëm për të pezulluar për 1 vit skualifikimin me 1 ndeshje pezullim pas ndëshkimit me karton të kuq të Folarin Balogun kaloi vijën e kuqe“, thuhet në komunikatën e publikuar nga UEFA.

“Futbolli, ashtu si çdo sport tjetër bazohet te rregullat që janë baza për konkurrencë të drejtë, të ndershme dhe transparente-vijon më tej UEFA në komunikatën e saj. Ndonjëherë rregullat lënë vend për interpretime, por jo në këtë rast. Një skualifikim minimal me 1 ndeshje pezullim pas një kartoni të kuq nuk është një opsion diskrecional dhe nuk kërkon vendimimmarrjen e organit kompetent për t’u zbatuar. Është një parim i përcaktuar në rregullore që nuk mund të bëhet objekt i përjashtimeve, aq më tepëtr në mes të një turneu ku edhe shumë lojtarë të tjerë kanë qenë në të njëjtën situatë dhe e kanë kryer rregullisht dënimin e tyre“, ka thënë më tej UEFA.

Sipas UEFA në momentin kur siguria e rregullave nuk garantohet më, integriteti i lojës së futbollit është në rrezik dhe besueshmëria e një kompeticioni minohet. Për më tepër, qeveria e futbollit evropian vë në dukje se një vendim i tillë krijon një precedent teksa turneu është në zhvillim e sipër, pasi tani për çdo situatë të ngjashme do të kërkohet i njëjti trajtim

“Futbolli është sporti më i dashur në botë, sepse është një lojë e bukur dhe është i besueshëm sepse luhet gjithandej me të njëjtat rregulla. Një turne nuk mund të qëndrojë i vetëm dhe nëse turneu në fjalë është Kupa e Botës, ai ka fuqinë për të shkaktuar pasoja pozitive ose negative për lojën në tërësi. Ne shprehim mosbesimin tonë ndaj një vendimi kaq të paprecedent, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm“, e përfundon komunikatën e saj UEFA.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark