Është vrarë një komandant i lartë i IS-it në Siri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Është vrarë një komandant i lartë i IS-it në Siri

    Insajderi
    28 December 2016 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njëri prej komandantëve të lartë të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), me gjasë është vrarë gjatë një beteje për pendën strategjike në pjesën veriore të Sirisë, tha sot Observatori sirian për të drejtat e njeriut, që i ka vëzhguesit në terren në Siri.

    Ky komandant i njohur me emrin, Abu Jandal al-Kuwaiti, është vrarë derisa luftëtarët e IS-it janë përpjekur t’i dëbonin Forcat demokratike të Sirisë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, nga fshati Jabar, që e kishin marrë nga IS-i më 26 dhjetor, ka njoftuar ky observator, shkruan rel.

    Ushtria e Sirisë, po ashtu, tha dje se Abu Jandal ishte vrarë gjatë luftimeve në Tabqa afër pendës.

    Mbështetësit e Shtetit Islamik në mediat sociale kanë konfirmuar se ai është vrarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark