Insajderi
Lajme

Eskalon burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën

Insajderi
29 July 2026 - 10:39
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Eskalon burri i Albulena Haxhiut, e quan “vrasës” Përparim Ramën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Alban Krasniqi, bashkëshorti i u.d. presidentes Albulena Haxhiu, e ka quajtur “vrasës” kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Mëngjesin e së martës, Rama ka publikuar në ‘Facebook’ një fotografi nga shtrimi i asfaltit në Rrugën A.

“Mirëmëngjesi nga rruga ‘A’. Shtresa e dytë e asfaltimit!” ka shkruar Rama në Facebook.

Ndërsa në hapësirën e komenteve ka shkruar Alban Krasniqi, anëtar i LVV’së në KQZ dhe njëherësh edhe Zotëriu i Parë në detyrë.

“Jo mirëmëngjesi, por alo prokuroria or vrasës”, i ka komentuar Krasniqi Ramës.

Komenti i tij vjen pasi një person i moshës rreth 26-vjeçare humbi jetën pasi mori lëndime fatale teksa ishte punuar dje në një vendpunishte në Rrugën A. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark