×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon në dhunë protesta në parkun e Tiranës

    Insajderi
    06 March 2016 - 19:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediat në Shqipëri raportojnë për një përleshje të ashpër mes aktivistëve të shoqërisë civile u përplasën sërish me forcat e policisë së rendit dhe asaj bashkiake, njësoj si dy javë më parë, për të kundërshtuar projektin për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit në kryeqytet.

    “Nuk kemi një kontratë supervizimi sipas procedurave që kërkohen për ndërtim. Gjithashtu, sipërfaqja e ndërtimit, sipas dy matjeve nga vetë ne, rezulton se është 11 100 metra katrorë, dhe jo 4000 metra katrorë, sa ka thënë bashkia”, thanë përfaqësues të Shoqërisë Civile.

    park

    Synimi i protestuesve ishte të ngrinin një çadër brenda perimetrit të rrethuar për projektin. Ky ka qenë edhe çasti kur nisi edhe përplasja fizike, pasi policia nuk i lejonte protestuesit për t’u tubuar brenda rrethimit. Policia shoqëroi dy protestues, Zirkon Dishën dhe Aranit Beqirin, ndërsa një polic i bashkisë u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore, pas përplasjeve me protestuesit. Po ashtu, ndjenjat i humbi edhe një qytetar.

    park1

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi policin në spital.

    “Sot, pamë se si degjeneroi në dhunë një protestë që duhet të ishte e Shoqërisë Civile dhe jo e Shoqërisë së Dhunshme. Unë vij vetë nga Shoqëria Civile dhe polici që u dëmtua vjen nga Shoqëria Civile, por asnjëri nga ne nuk ka përdorur dhunën për kauzat e veta”, ka thënë Velijaj.

    Ndërkohë, projektet në park kanë qenë sërish në fokus të punës së bashkisë. Më herët, kreu i bashkisë ishte i pranishëm në mbjelljen e 200 pemëve qershie të cilat e çojnë në 2700 numrin e fidanëve e pemëve që ky institucion ka mbjellë në një muaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    24 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark