Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka folur në Strasburg pas nënshkrimit të Aktit ligjor të vizave.
“Kësaj situate i ka ardh fundi, Kosova ka punuar shumë për t’i plotësuar të gjitha kushtet, dhe tash erdh moment i shpërblimit”, tha Reuten, shkruan Gazeta Insajderi.
“Nuk është moment i rëndësishëm vetëm për Kosovën, por edhe për BE sepse ne e përmbushëm premtimin dhe tash e kemi rrugën e çelur përpara për anëtarësimin në BE. Duhet të punojmë që këtë rajon ta fusim në familjen evropiane”.