×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Nënshkruhet Akti ligjor për vizat

    Insajderi
    19 April 2023 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Strasburg është nëshkruar Akti ligjor për vizat, pas miratimit që ndodhi dje në Parlamentin Europian, shkruan Gazeta Insajderi.

    Akti ligjor për liberalizimin e vizave për Kosovën është nënshkruar nga presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, dhe ministrja për Evropën e Suedisë, Jessika Roswall, vendi i së cilës kryeson aktualisht Këshillin e BE-së.

    Pas këtij momenti hapi i vetëm që duhet të bëhet, është botimi i vendimit në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe hyrja në fuqi e tij, shkruan Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark