“Eurovision 2022”, do të organizohet në qytetin e Torinos - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Eurovision 2022”, do të organizohet në qytetin e Torinos

    Insajderi
    08 October 2021 - 12:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Torino është zyrtarisht qyteti që do të mirëpresë festivalin “Eurovision” vitin e ardhshëm.

    Kandidatura e paraqitur gjatë verës nga kryebashkiakja Chiara Appendino, rezultoi me fitore duke lënë prapa qytete tjera të njohura si: Milano, Bolonja, Pesaro, Roma e të tjerë.

    Italia do të organizojë “Eurovision 2022”, pasi grupi i rokut, Maneskin, i solli fitoren këtij shteti në edicionin e këtij viti të mbajtur në Roterdam, shkruan L’occio.

    Qyteti i Torinos thuhet se ofroi gati shtatë milionë euro, një shifër për të cilën komuna ka kontribuar nga xhepi i saj – gjersa pjesë e kontributit janë edhe fondet e shtuara nga autoritetet lokale dhe shoqatat territoriale.

    Por cilat ishin kërkesat për qytetin pritës të “Eurovision 2022”?

    Qyteti pritës duhet të kishte një aeroport ndërkombëtar që është jo më shumë se 1 orë e 30 minuta larg nga ngjarja.

    Qyteti i zgjedhur gjithashtu duhet të përgatisë një ofertë hoteli me mbi 2.000 dhoma në afërsi të ngjarjes, e cila domosdoshmërisht duhet të zhvillohet në një infrastrukturë të brendshme, perimetër të mirë dhe të pajisur me ajër të kondicionuar sipas standardeve aktuale.

    Struktura duhet domosdoshmërisht të ketë një kapacitet prej 8000-10.000 spektatorësh në sallën kryesore, e cila korrespondon me 70 për qind të kapacitetit maksimal të parashikuar për koncerte normale dhe që mund të strehojë një instalim me lartësi të disponueshme prej rreth 18 metrash me kapacitet të mirë të ngarkesës në çati dhe qasje e lehtë në ngarkesë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark