Evropa do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Evropa do t’i përdorë asetet e ngrira ruse për të blerë armë për Ukrainën

    Insajderi
    16 March 2024 - 12:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbështetësit evropianë të Ukrainës do t’i përdorin mjetet e fituara nga asetet e ngrira ruse, për ta financuar blerjen e armatimit për Kievin.

    Kështu tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, të premten pas një takimi në Berlin me presidentin francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministrin polak, Donald Tusk.

    Scholz, Macron dhe Tusk e ritheksuan mbështetjen e tyre për Ukrainën gjatë atij takimi.

    Duke folur në një konferencë për media pas takimit, Scholz tha se përfitimet nga asetet e ngrira të Rusisë në Evropë, do të përdoren për blerjen e armëve.

    Mbështetja evropiane për Ukrainën është bërë tepër e rëndësishme, pasi presidenti amerikan, Joe Biden, po e ka të vështirë ta bindë Kongresin amerikan ta miratojë një paketë prej 60 miliardë dollarëve ndihmë ushtarake për Kievin.

    Zyrtarët e Perëndimit po shkojnë drejt konfiskimit të aseteve të ngrira financiare të Rusisë, në vlerë rreth 300-350 miliardë dollarëve, për ta mbështetur Ukrainën.

    Pothuajse shumica e gati 210 miliardë eurove të rezervave ruse të bllokuara në BE – para së gjithash obligacionet dhe llojet e tjera të garancive në të cilat kishte investuar Banka Qendrore e Rusisë – po mbahen në depozituesin e quajtur Euroclear në Bruksel.

    Liderët e BE-së mund ta japin dritën jeshile për një vendim të tillë në fund të këtij muaji. Disa në bllok kanë ende dyshime, megjithatë, dhe Banka Qendrore Evropiane ka paralajmëruar se marrja e aseteve të ngrira ruse duhet të bëhet vetëm në bashkëpunim me fuqitë e G7-ës./REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark