×
  • Lajme
  • Lajme

    “Evropës shtrigë”, zëvëndësministri i Kurtit dyshon në objektivitetin e shteteve evropiane

    Insajderi
    13 March 2024 - 19:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zv.ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, është duke dyshuar në objektivitetin e shteteve të Bashkimit Europian, karshi Kosovës.

    Madje, ndaj tyre, ai po përdorë edhe terme si “Evropa shtrigë”.

    Në një postim në rrjete sociale të një mërgimtari i cili publikoi emrat e patriotëve që kontribuan në lirimin e Kosovës ndër vite, nuk mungoi edhe një koment nga ana e zv.ministrit Syla.

    “Të lumtë Ismet, emra që ngritën ndërgjegjën e heshtur të evropës shtrigë”, ishte komenti që la në atë postim ish-deputeti Shemsi Syla.

    Ky nuk është termi i vetëm që bashkëpunëtorët e kryeministrit Kurti përdorin ndaj Bashkësisë Perëndimore.

    Të tilla ka pasur edhe në të kaluarën si ndaj zyrtarëve më të lartë europianë, po ashtu edhe ndaj atyre amerikanë.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    25 June 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark