×
  • Lajme
  • Lajme

    Fabrika e prodhimit të municionit, Kurti bën kontratë me një kompani turke

    Insajderi
    16 December 2024 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), e cila ka marrë përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve.

    “MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s”, ka shkruar Kurti.

    Tutje ai thotë me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore.

    Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark