Një fabrikë gjermane pritet të punësojë mbi 500 persona në qytetin e Podujevës, pas dakordimit të tyre për të investuar në Kosovë.
Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të mbajtur nga Ministri i Punës, Arban Abrashi dhe ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, së bashku me një grup inevstitorësh gjerman.
Abrashi tha se puna që do të bëhet në këtë fabrikë është përpunimi ushqimor, përkatësisht i perimeve.
Ai shtoi se një grup i të punësuarve në këtë fabrikë do të kenë mundësinë që të trajnohen në Gjermani. /Insajderi.com