Insajderi
Sport

Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t’i bashkohet Barcelonës në verë

Insajderi
06 October 2024 - 15:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fabrizio Romano më në fund tregon nëse Haaland do t’i bashkohet Barcelonës në verë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Erling Haaland mbetet dëshira kryesore e Barcelonës në afatin kalimtar veror.

Ylli i Cityt mund të largohet nga kampionët e Anglisë, vetëm nëse skuadra angleze dënohet rëndë.

Fabrizio Romano ka folur për thashethemet e fundit që lidhin E rling Haaland me një kalim te Barcelona.

“Erling Haaland – Barcelona ka qenë e lidhur me yllin e Manchester Cityt në shtypin spanjoll, por ndjenja ime e sinqertë është se parashikimi se çfarë do të bëjë Barca tani për verën e 2025 do të ishte diçka krejtësisht e sajuar”.

“Do të varet nga Fair Play Financiar dhe se si do të shkojë ky sezon. Është ende fillimi i tetorit”.

“Në klub, ata absolutisht nuk po punojnë në këto lloj marrëveshjesh të mëdha për verën e vitit 2025 tani”.

“Haaland është i fokusuar vetëm te Man City, nuk ka asgjë konkrete në vazhdim – mund ta garantoj këtë”, ka raportuar Romano. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark