Facebook me aplikacion për televizorët - Insajderi
×
Teknologji

Facebook me aplikacion për televizorët

Insajderi
01 February 2017 - 14:30
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook është duke krijuar një aplikacion për dekoderët televizivë përfshi Apple TV raportoi Wall Street Journal.

Rrjeti social më i madh në botë është në bisedime me kompanitë mediatike për të licensuar përmbajtjet dhe programe televizive.

Një aplikacion i tillë do të ndihmonte rrjetin social sidomos me videot live dhe video reklamat. Janë këto të fundit objektivi parësor i rrjetit social për të tërhequr reklamuesit të blejnë reklama.

Video live gjithashtu po shndërrohen në një komponent kyç në platformat social ndërsa kompanitë konkurrojnë me njëra tjetrën për të transmetuar eveniment dhe ngjarja ekskluzivisht.

Gjatë muajit Prill të vitit të kaluar Facebook lançoi produktin Facebook Live i cili përbën një kërcënim më vehte për televizionet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark