Facebook lëshon filtruesin e lajmeve të rrejshme në Francë - Insajderi
×
Teknologji

Facebook lëshon filtruesin e lajmeve të rrejshme në Francë

Insajderi
06 February 2017 - 21:39
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Facebook ka nisur një fushatë për t’i hequr lajmet e rrejshme në Francë, pak para zgjedhjeve presidenciale në Francë

Siç raporton Reuters, rrjeti social Facebook ka njoftuar sot se do të punojë me tetë kompani të mediave në Francë për të kontrolluar faktet dhe për t’i filtruar artikujt e lajmeve që raportohen nga përdoruesit.

Sipas Le Monde, njëri nga partnerët e Facebook, fushata franceze është e njëjtë me iniciativën që Facebook e mori në SHBA vitin e kaluar dhe në Gjermani muajin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Që të dy, Facebook dhe Google, janë përballur me kritika të ashpra për lejimin e shpërndarjes së lajmeve të rrejshme gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark