Insajderi
Biznes

Facebook vendos çka do bëj me grupet e mbyllura

Insajderi
26 August 2019 - 18:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Më herët ishte bërë e ditur, se Facebook do të bëjë ndryshime të mëdha në grupet private, derisa u raportua se edhe mund të mbyllen.

Por, zyrtarë nga Facebook kanë bërë të ditur se vetëm do të kontrollohen më shumë dhe do të quhen ndryshe, ndërsa nuk do të mbyllen kurrë, transmeton Telegrafi.

“Grupet janë shumë të rëndësishme për Facebook, andaj do të punojmë që janë të sigurta dhe brenda tyre gjithçka të jetë në rregull” ka thënë menaxheri i produkteve në Facebook, Jordan Davis.

Këto grupe, që shfrytëzohen nga një numër i caktuar njerëzish dhe nuk mund të shihen nga të gjithë, nuk do të quhen grupe të mbyllura, por Private Group që janë grupet privat që mund të kërkohen nga të tjerët.

Secret Group janë krejtësisht të padukshme në rrjetin social, ndërsa pranimi i anëtarëve të rinjë do të bëhet vetëm nga shfrytëzuesit e brendshëm.

Në secilin grup, do të ketë mbikëqyrje nga Facebook, në mënyrë që të mos përdoret për aktivitete negative, apo gjëra tjera të padëshirueshme. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark