Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Aliu, ka zhvilluar një vizitë në Podujevë.
Ai atje së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetarin e Kryeqytetit Përparim Rama, u prit nga kryesia e degës së LDK-së dhe qytetarët atje.
Sipas tij atje është ndjerë mbështetja dhe besimi për LDK-në dhe vizionin e saj politik.
Në postimin e tij, Aliu ka theksuar rëndësinë historike dhe politike të Llapit për LDK-në.
“Lidhja jonë është e fortë, kur rrënjët e saj peshojnë në themelet të qëndrueshme, siç është Llapi, i cili Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i ka dhënë njerëzit e dijes e të besës, si Xhemail Mustafa, Enver Maloku”.
Ai tha se se Llapi mbetet një nga shtyllat kryesore të LDK-së dhe një bazë e fortë e mbështetjes qytetare.
“Llapi është i LDK-së dhe LDK-ja rrënjët i ka në Llap”, ka shkruar Aliu.