Insajderi
Lajme

Fadil Hadergjonaj: Bizneset vendore janë dëshmi se puna dhe përkushtimi sjellin sukses

Insajderi
30 May 2026 - 13:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fadil Hadergjonaj: Bizneset vendore janë dëshmi se puna dhe përkushtimi sjellin sukses
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fadil Hadergjonaj, ka vizituar një biznes vendor të sektorit të prodhimit të brumërave dhe produkteve të furrës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hadergjonaj ka treguar se gjatë vizitës ka parë nga afër rrugëtimin e kompanisë, e cila sipas tij ka nisur si një biznes i vogël familjar në vitin 2000 dhe sot është shndërruar në një nga industritë më të zhvilluara në Kosovë dhe më gjerë në këtë sektor.

“Kjo është një histori frymëzuese pune, vizioni dhe përkushtimi. E themeluar në vitin 2000 si një biznes i vogël familjar, sot është shndërruar në një nga industritë më të zhvilluara në vend e më gjerë në prodhimin e brumërave dhe produkteve të furrës, duke dëshmuar se puna e ndershme dhe investimi i vazhdueshëm sjellin sukses”, ka shkruar ai.

Hadergjonaj tha se Kosova duhet t’i mbështesë histori të tilla suksesi, duke shtuar se zhvillimi i sektorit privat është kyç për rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Ai ka premtuar se, me LDK-në në qeverisje, bizneset do të kenë mbështetje më të madhe institucionale, pasi sipas tij forcimi i sektorit privat nënkupton më shumë investime, më shumë vende pune dhe më shumë mundësi për të rinjtë që ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark