Insajderi
Lajme

Fadil Hadergjonaj: Prizreni rreshtohet me LDK-në, mbështetje e madhe për vizionin e ndryshimit

Insajderi
01 June 2026 - 20:24
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Fadil Hadergjonaj: Prizreni rreshtohet me LDK-në, mbështetje e madhe për vizionin e ndryshimit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Hadergjonaj, ka zhvilluar një tubim me qytetarë në Prizren, ku ka marrë mbështetje të konsiderueshme për programin dhe vizionin politik të LDK-së.

Përmes një postimi në facebook, Hadergjonaj ka theksuar se Prizreni i Lidhjes është me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e treguar gjatë aktivitetit elektoral.

“Prizreni i Lidhjes është me Lidhjen Demokratike të Kosovës.Qyteti i kulturës, historisë e traditës na mirëpriti siç është më së miri.

Tashmë nuk ka dyshim që LDK-ja është alternativa e vetme në këto zgjedhje, prandaj edhe qytetarët e Prizrenit po i besojnë vizionit tonë për ndryshim. Faleminderit Prizren”, ka thënë Hadergjonaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark