×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Fadil Syla (Syleviqi) ti je Heroi im!

    Insajderi
    18 January 2021 - 20:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shkruan: Naim Korça

    Maj, 1999 – Fshati Butoc, Prishtinë

    Diku pas mesnatës arrita në bazën e UÇK-së në fshatin Butoc. Gjeta një cep të një dhome dhe u shtriva për të fjetur. Ishte ftohët, largova qilimin dhe rash në kashtë. Isha fjetur kur degjova të më thrrisnin.

    Ushtari Ismet Bajraliu, ishte rrezuar gjatë natës dhe kishte lenduar kafazin e krahërorit. Pasi u kujdesa per Ismetin, ndegjova zërin “O Naim, Fadil Syleviqi po të thërret”.

    Mu dukë vetja si në endërrë, ai Fadili që punonte për shkie, ai Fadili per të cilin babës tim si kam folur për disa javë se kishte shkuar për ta pa, kur gjyshi i tijë kishte vdekur. Si është e mundur! Pranë një tryeze të rrumbullakët në kopshtin e shtëpisë, ku ishte baza, gjeta Fadilin dhe një zotërinj të moshuar (Islam Mushica – baca Cam).

    Fadil kishte humbur peshë, pran kishte një pushkë dhjetëshe, kishte uniformë të UÇK-ës. Ai më pyeti, a jeni vërtet mjek, dhe se gjykimi i tij për mua ishte plotësisht i gabuar. Mbrëmë i thashë, duke treguar ne drejtim te bacit Cam, se ky qenka narkoman (per mua), shikoja flokët të gjata, i dobët, dhe shiko si po ecë.

    Unë iu përgjigja me inat, duket se edhe unë ju kam gjykuar gabimisht. Mendova se jeni tradhtar dhe ju kam deshiruar vdekjen shumë herë. Ai buzëqeshi dhe tha, nuk të fajësoj, ti nuk më njeh mua, ti vetëm ke ndëgjuar për mua. Bëmë një bisedë të gjatë atë ditë Maji, derisa aeroplanet e NATOs po silleshin ne qiellin e Kosovës.

    Korrik, 1999 – Fushë Kosovë

    Unë dhe Fadili, shkuam për të vizituar z. Skender Zogaj, në shtëpinë e tij në Fushe Kosovë.

    Z. Zogaj është një nga themeluesit e LDK-së dhe gjatë viteve të okupimit ishte përfaqësues i Republikës së Kosovës në Tiranë. Në vitin 2002 është zgjedhur kryetar i komunës së Fushë-Kosovës. Atë ditë z. Zogaj më shpjegoi se si ai i kishte kërkuar Fadilit të qëndronte në policisë serbe “ne kishim nevojë për një njeri brenda dhe ai ishte mjaft i guximshëm për të qëndruar”. Deri atë nuk kisha ditur se Fadilit i kishin kërkuar të vazhdonte dhe të punonte në policin serbe!

    Prill, 2002 – Prishtinë

    Fadili ishte shumë i lumtur. Bashkëluftetar i tij Hamdi Hyseni u lirua nga burgu serb. Në vitin 1998, Fadili së bashkua me Hamdin dhe Islam Mushica u ngarkuan nga Rexhep Selimi anëtarë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-ës për të krijuar zonën operative të Gollakut. Për shkak të konfliktit me zonën Operative të Llapit dhe rrëmbimit të Hamdiut nga forcat Serbe kjo nuk u arrit. Fadili do te vazhdonte luftën ne zonën Operative të Llapit dhe me vonë ai transferohet në njesitin e guerillës BIA në Prishtinë.

    Shtator, 2003 – Prishtinë

    Vonë në mbrëmje duke u kthyer për në shtëpi së bashku me mikun e tij Agim Makollin makina e Fadilit sulmohet me bershëri nga armet automatike, në rrugen Isa Kastarti (ish Robert Gajdiku). Agimi vritet dhe Fadili plagosët. Agimi ishte bashkëluftetar i Zahir Pajazitit dhe prej tij kisha dëgjuar historinë se si ata kishin organizuar një pritë për të vrarë Fadilin në vitet ’90.

    “Në rrugën nga Prishtina për në Matiqan i vumë një pritë. Deri sa po prisnim Zahir u largua për të urinuar, pasi u kthye na tha; ecim prej ktuhi, nuk dua me marr ne qafë ket njeri, të vetmit njerëz që ankohen për të janë hajnat dhe kriminelët”.

    Një nga veprimet që Fadil ndërmori kundër forcave serbe është sulmi ndaj autobusit me oficer ushtarak serb në vitin 1998 në Lakrishte të Prishtinës, Ai ishte organizatori dhe ekzekutuesi i atij sulmi.Fadil të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë! Ti je Heroi im!

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark