“Fajin e ka shoqëria, mos besoni këdo”, Stresi rrëfen të vërtetën e vrasjes së 27-vjeçarit - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    “Fajin e ka shoqëria, mos besoni këdo”, Stresi rrëfen të vërtetën e vrasjes së 27-vjeçarit

    Insajderi
    13 May 2021 - 18:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën pak ditë më parë, pas vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në rrugën “5 Maji”. Ai i qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema, i cili u shpreh se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur.

    Ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 23:00. Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha.

    Autori u vetëdorëzua në polici, ndërsa në Drejtorinë e Tiranës u vetëdorëzua pas negociatave të policisë me avokatin dhe familjarët e tij.  Mes lotësh, Dema është shprehur në polici se nuk donte që ta vriste shokun dhe se nuk e dinte që pistoleta ishte e mbushur

    “Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë 28-vjeçari në polici.

    Mirëpo, reperi i njohur Stresi ka kërkuar për mediat që të mos besojnë këdo, duke cilësuar fajtorë shokët që e vranë teksa vonoheshin për ta dërguar në spital. Për më tepër, ai shprehet se ata e dërguan në spitalin e gabuar.

    “I bëj thirrje të gjithe mediave mos të besojnë këdo në këtë histori të dhimbshme sepse bëhet fjalë për një djalë që është vrarë aksidentslisht. Po, është e vertetë por fajin s’e ka shteti, por shoqeria që e lanë 30 min pa e çuar në spital … sepse mblodhën gëzhojën pse u gjet pistoleta e hedhur. Ndërkohe që duhet të merrnin viktimën në krah e ta dërgonin në Spitalin Ushtarak e jo tek Nënë Tereza sepse tek Spitali Nënë Tereza e dimë s’ka policë. Kështu që i bej thirrje mediave, mos besoni këdo, kini kujdes!”- janë fjalët e Stresit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark