Shëndeti i zemrës kalon para së gjithash nga një dietë e shëndetshme dhe mënyra e duhur e jetesës. Sidoqoftë, ka shumë faktorë që, pa vetëdijen tonë, veprojnë pozitivisht në motorin pulsues të organizmit tonë. Midis faktorëve të paraqitur për një zemër të shëndetshme në Kongresin e Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë është sigurisht edhe martesa, por edhe gatishmëria për të studiuar, një pushim i mirë, sasia e duhur e kafesë , pak kripë, çokollatë dhe mollë.
Edhe partneri i duhur llogaritet
Lidhja mes martesës dhe një zemre të shëndetshme u zbulua nga studiuesit në Shkollën Mjekësore Aston në Birmingham të cilët ekzaminuan rreth një milion pacientë të martuar, beqarë, të ve ose të divorcuar. Të dhënat tregojnë se martesa ka një efekt pozitiv jo vetëm tek ata që kanë pësuar tashmë një sulm në zemër, por edhe për ata që janë të predispozuar ndaj këtij rreziku dhe paraqesin faktorët më të zakonshëm të rrezikut, siç janë kolesteroli i lartë, diabeti dhe hipertensioni. Duke hyrë në detaje, shanset për të mbijetuar nga një sulm në zemër kur jeni të martuar është 14% më i lartë se sa për ata që janë beqarë. Mbështetja psikologjike dhe ndihma apo kujdesi vijues janë, sipas studiuesve britanikë, çelësi më i besueshëm për shpjegimin e këtyre të dhënave.
Të diplomuarit më të mbrojtur
Përveç martesës, zemra e shëndetshme duket se ushqehet pozitivisht dhe gjen rehati duke studiuar. Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra nga University College London, Universiteti i Lausanne dhe Universiteti i Oksfordit, maturantët kanë 30% më pak mundësi për të përjetuar sëmundje kardiovaskulare në krahasim me ata që lënë shkollën 3-6 vite më parë. Kjo ndoshta shpjegohet nga fakti se at që studiojnë janë zakonisht më pak të prirur të kenë zakone të këqija, siç është pirja e duhanit dhe kanë më pak faktorë të rrezikut kardiovaskular.
Pushimi, gjumi dhe kafeja
Fjetja mirë ju ndihmon të përballoni ditën tuaj dhe të jetoni mirë. I kryer në rreth trembëdhjetë mijë njerëz, një studim japonez ka zbuluar sesi gjumi mund të jetë testi për të kuptuar shëndetin e zemrës. Studiuesit kanë zbuluar se ata që vuajnë nga sëmundje ishemike të zemrës dhe goditje në tru kanë shumë shanse që të flenë keq. Çrregullimet më të shpeshta kanë të bëjnë me më shumë ose shumë pak orë gjumë, vështirësi në gjumë dhe zgjime të përsëritura. Kafeja gjithashtu duket se ka ndikimin e saj në zemër. Kini kujdes që të mos e teproni! Burimi / pernenat.al