Nesër, e hënë, duke filluar nga ora 11:00 në Amfiteatrin e dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të Astrit Deharit.
Pjesëmarrës do të jenë: familjarë të Astritit, stafi akademik nga Fakulteti i Mjekësisë, përfaqesues nga Rektorati, si dhe kolegë të Astritit nga fakulteti.
Astrit Dehari vdiq të shtunën e 5 nëntorit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, në rrethana ende të pasqaruara plotësisht. /Insajderi.com