Insajderi
Lajme

Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin për vjedhje

Insajderi
27 January 2026 - 11:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Falë ndihmës së qytetarëve, policia identifikon të dyshuarin për vjedhje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka arritur të identifikojë një të dyshuar për vjedhje, rast ky i iniciuar në Stacionin Policor Malishevë.

Policia ka falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin dhe mbështetjen, gjë që ka çuar deri në identifikimin e të dyshuarit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen e treguar, bashkëpunim ky që vazhdon të jetë thelbësor në parandalimin dhe luftimin e veprave penale. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, duke vepruar gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me respektim të plotë të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark