“Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Faleminderit për mos njohjen e Kosovës!”, Trump kërkon arrestimin e tij, por Vuçiq telefonon mikun Maduro

    Insajderi
    22 August 2025 - 21:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Venezuela, Nikolas Maduro. Kjo vjen në një kohë kur administrata amerikane e presidentit Donald Trump vendosi një shpërblim të majmë për arrestimin e tij, duke e konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare.

    Vuçiç e konsideron Maduron një mik të madh të Serbisë dhe nënvizon se bisedoi me të për sfidat aktuale globale dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh.

    “Serbia e vlerëson shumë mbështetjen parimore dhe të vazhdueshme të Venezuelës kur bëhet fjalë për ruajtjen e integritetit tonë territorial dhe mosnjohjen e pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës”, shkruan Vuçiç në një deklaratë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark