×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Faleminderit, u tregove konstruktiv” – Këshilltari i DASH-it zbulon bisedën me Kurtin

    Insajderi
    24 November 2022 - 09:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas marrëveshjes së arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë këshilltari i Departamentit të Shtetit Chollet Derek, në New York ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për ta falënderuar për “angazhimin konstruktiv” në gjetjen e zgjidhjes për uljen e tensioneve të shkaktuara rreth targave ilegale serbe që qarkullojnë në Kosovë.

    “Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderova për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge drejt de-eskalimit të tensioneve dhe përkushtimin që urgjentisht të punohet në normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin fuqishëm”, përfundon cicërima e Chollet”, shkruan Chollet në llogarinë në Twitter

    Ndryshe, pala kosovare dhe ajo serbe, të mërkurën kanë arritur marrëveshje lidhur me targat, ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

    “Me kënaqësi ju njoftoj se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, nën lehtësimin e BE-së, kanë rënë dakord për masat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm dhe për t’u përqendruar plotësisht në propozimin për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre”, ka shkruar Borrell në Twitter.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark