Falsifikim i materialit zgjedhor në Junik nga AAK, reagon kundërkandidati Ruzhdi Shehu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Falsifikim i materialit zgjedhor në Junik nga AAK, reagon kundërkandidati Ruzhdi Shehu

    Insajderi
    29 October 2021 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është kapur në flagrancë zyrtarja e Komunës së Junikut, Blerina Sallaj, bashkëpunëtore e kandidatit të AAK-së për kyetar të kësaj komune, Agron Kuçit. E njëjta dyshohet se ka tentuar që të dërgojë në Mynih të Gjermanisë material të falsifikuar zgjedhor.

    Lidhur me këtë rast, kundërkandidati për kryetar të Junikut nga LDK Ruzhdi Shehu e ka dënuar si rast duke thënë se vota e diasporës është e shenjtë dhe duhet të ruhet.

    Shehu i tha Gazetës Insajderi që është duke mbledhur informacione lidhur me rastin dhe do të veproj sipas legjislacionit në fuqi.

    “Vota e diasporës është votë e shenjtë dhe e garantaur me ligj dhe kushtetutë, prandaj askush nuk duhet të keqpëerdor votat e dasprorës të votuesve në Junik.  Unë do pres informacione të tjera lodhur me ketë rast dhe pastaj do të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi, do të kërkojmë mbrojtje te votës së qytetarëve dhe diasporës”, u shpreh Shehu për Gazetën.

    Kandidati i LDK-së dyshon se ky rast nuk është hera e parë kur keqpërdoren votat e diaspores. Shehu thotë se kjo do të ketë ndodhur edhe herave tjera.

    “Ky keqpëerdorim na ka dëmtuar neve në votë, kjo ka ndodh edhe herën e kaluar. Nuk mendoj që është rast që ka ndodh vetëm tani. Nuk e di për sa vota bëhet fjalë” deklaroi ai.

    Blerina Sallaj, u raportua se ishte nisur për në Gjermani me ç’rast Policia e Kosovës kishte gjetur në bagazhin e saj me qindra dokumente të votuesve të diasporës në Komunën e Junikut të përgatitura paraprakisht në mënyrë të organizuar në emër të votuesve të Junikut nga diaspora./Gazeta Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark