Falsifikimi i parave në Kosovë , “fenomen” në rritje – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Falsifikimi i parave në Kosovë , “fenomen” në rritje

    Insajderi
    09 April 2022 - 10:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët e fundit në Kosovë është krijuar një fenomen rreth falsifikimit të parave. Këtë e vërtetojnë edhe rastet e denoncuara në polici, ku paraja që po falsifikohet më së shpeshti është kartëmonedha prej 100 euro dhe me raste edhe 50 euro, shkruan Insajderi

    Sot në raportin 24 orësh të policisë janë denoncuar dy raste, ndërkaq gjatë ditës së djeshme edhe 3 raste të tjera.

    Nga ajo që shihej në raportin e ditës së djeshme, doli se rastet kishin ndodhur në ditë dhe lokacione të ndryshme, por, orari ishte i njëjte, pra në orën 08:32 në mëngjes.

    Falsifikimet e kartëmonedhës prej 100 eurosh janë denoncuar edhe nga dy zyrtare në njërën nga bankat e Kosovës.

    Njëri nga rastet ka ndodhur ditën e djeshme ndërkaq rasti tjetër më 31 mars të këtij viti. Në raportin e policisë thuhet se lidhur me rastet është konsultuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet, shkruan Gazeta Insajderi

     “Ankuesja femër kosovare,  zyrtare bankë, ka raportuar se është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura  të mëtutjeshme hetimore.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës

    “Ankuesja femër kosovare,  zyrtare bankë, ka raportuar se nga një klient i bankës është deponuar një kartëmonedhë prej 100 € të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara., Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura  të mëtutjeshme hetimore.  Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport

    Ndërkaq dje u bë e ditur se një kosovarë nga Prizreni i denoncuar në polici pikërisht për këtë vepër në vitin 2021, u arrestua më datën 7 të këtij muaji.

    Rr. Ahmet Prishtina, Prizren, 26.09.2021 – 14:25. Pas një pune hetimore më 07.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    16 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark