Falsifikonte dokumente për shmangie nga tatimi i shtetit, arrestohet nga Policia e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Falsifikonte dokumente për shmangie nga tatimi i shtetit, arrestohet nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    12 October 2021 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është arrestuar nën dyshimin se krijoi fatura fiktive lidhur me deklarimet pranë organeve kompetente me qëllim të shmangies së tatimit.

    Sot, Policia e Kosovës, ka zhvilluar kontrollin në tri lokacione në qytetin e Graçanicës dhe të Lipjanit, ku bazuar në informacione relevante ekzistonte dyshimi se një subjekt është i përfshirë në veprimtari penale, duke falsifikuar faturat, duke krijuar fatura fiktive lidhur me deklarimet pranë organeve kompetente me qëllim të shmangies së tatimit.

    Gjatë realizimit të operacioni të bastisjes dhe kontrollit në këtë subjekt, konkretisht në banesën dhe në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë apo provat si në vijim.

    Katërmbëdhjetë (14) vula të kompanive të ndryshme të cilat dyshohet se janë përdorur për falsifikim,

    Një (1) veturë e tipit Peugeot,

    Një (1) telefon Iphone ,

    Tre (3) llaptop,

    Dy (2) shtëpiza kompjuteri,

    Një (1) DVR me video inçizime,

    Një (1) Hard disk i jashtëm,

    Katër (4) foldera me dokumentacione dhe fatura të ndryshme,

    Një (1) palë pranga,

    Dy (2) kuti me produkte medicinale të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara,

    Pesëdhjetë e tetë mijë (58,000.00) euro para të gatshme.

    Të gjitha veprimet operative janë zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, me urdhër të së cilës të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark