Familja e gruas së vrarë sot në Pejë, hap të pame në shtëpinë e tyre - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja e gruas së vrarë sot në Pejë, hap të pame në shtëpinë e tyre

    Insajderi
    16 April 2024 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familjarët e Gjyljeta Ukella, kanë hapur të pame për të bijën e saj e cila u vra mëngjesin e sotëm nga burri i saj.

    Gazeta Insajderi ka qëndruar tek familja Ukella.

    Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj sot rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qëndër të Pejës.

    Rasti u konfirmua nga organet e drejtësisë, të cilët kanë thënë se tashmë është duke u intervistuar i dyshuari, Edmond Lajqi.

    Për Gazeta Insajderi, ka folur shkurtimisht edhe vëllai i Gjyljeta Ukellës.

    Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

    Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

    “Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark