Insajderi
Sport

Familja e Yamalit shpërthen pas Topit të Artë

Insajderi
27 October 2026 - 13:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Familja e Yamalit shpërthen pas Topit të Artë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Vendimi për t’ia dhënë Harry Kane Topin e Artë për vitin 2026, duke e lënë Lamine Yamal në vendin e tretë, vazhdon të shkaktojë polemika në Spanjë.

Mes më të zhgënjyerve është Abduli, xhaxhai i 19-vjeçarit të Barcelonës, i cili vetëm pak minuta pas ceremonisë foli për “Cadena SER”, duke mbrojtur fuqishëm nipin e tij, përcjell “Gazeta Express”.

“Nipi im ishte fantastik, është lojtari më i mirë në botë. Të gjithë e dinë këtë. Nëse e do futbollin, shko dhe shiko Lamine Yamal, jo Harry Kane”, deklaroi ai.

Abduli vazhdoi me një koment edhe më të ashpër për sulmuesin anglez të Bayern Munichut.

“Lamine është vetëm 19 vjeç dhe do të fitojë edhe Topa të tjerë të Artë, por Kane i ka edhe tri ditë futboll dhe ia dhurojnë çmimin”, u shpreh ai.

Sipas familjarit, Yamal e meritonte këtë vlerësim pas trofeve të fituar, përfshirë La Ligën, Superkupën dhe Botërorin me Spanjën, si dhe paraqitjeve të tij individuale gjatë sezonit.

“Shënon gola që askush tjetër nuk i shënon, jep asistime dhe krijon spektakël. Do t’i fitojë pesë Topa të Artë”, shtoi Abduli.

Edhe mediat katalanase kanë shprehur rezerva për rezultatin. “Mundo Deportivo” i pranoi meritat e Kane, duke e cilësuar atë një sulmues të madh dhe një njeri shembullor, por theksoi se magjia në futboll i përket Yamalit.

Sipas gazetës, Topi i Artë vazhdon t’i vlerësojë veçanërisht statistikat dhe konkretësinë, ndërsa paparashikueshmëria dhe talenti i pastër nuk marrin gjithmonë të njëjtin vlerësim.

Kështu, renditja përfundimtare e Topit të Artë 2026 vazhdon të jetë temë diskutimi, me familjen e Yamalit që beson se talenti i ri i Barcelonës duhej të ishte fituesi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark