Loredana dhe Mozzik prej ditësh po përfliten për një ndarje të mundshme.
Shkak për këto aludime u bë fillimisht largimi i njëri-tjetrit nga rrjetet sociale për të vazhduar me disa ‘’thumba’’ nga të dyja palët.
Mozzik publikoi i pari disa statuse ku thuhej se lumturia nuk gjendet aty ku e ke humbur një herë. Megjithatë, ai shkroi më pas se postimet e tij nuk lidhen detyrimisht me gjendjen e tij emocionale e shpirtërore.
Më pas, Loredana publikoi në Instastory një pjesë të tekstit të këngës “Let you down” të reperit NF, që dukej si një dedikim ndaj Mozzik.
“Mos më fol më, nuk do të funksionojë tani. Mblodha të gjithë rrobat e mia dhe u largova. As nuk dua të shkoj në shtëpinë tënde. Çdo herë që ulem në atë kolltuk më duket sikur më bën leksion. Përfundimisht, vë bast se ne mund ta kishim bërë të funksiononte dhe me shumë mundësi do të kisha zgjidhur gjërat. Por mendoj se jam e zhgënjyer”, thuhet në tekst pas së cilës postoi foton e një tatuazhi ku shihej një zemër e thyer.
Por nuk u ndal me kaq.
Loredana bëri lëmsh rrjetin sërish me postimet e saj.
Mbrëmë ajo ka publikuar këngën e reperi Dave, i cili përmend ish-të dashurën e tij shqiptare dhe familjen e saj si shkaktar për ndarjen e tyre.
Në këngë ai thotë se familja e saj ishte shkaku i ndarjes së tyre për shkak të paragjykimeve racore dhe fetare.
Kjo bëri që fansat e shumtë të dy artistëve të aludojnë se kjo lidhet me ta, pasi edhe dyshja i përkasin dy feve të ndryshme.
Por ajo në të cilën po besojnë më së shumti fansat është se kjo mund të jetë një ‘’lojë’’ e çiftit për vëmendje para publikimit të albumit të përbashkët të titulluar “No rich parents’’