×
  • Lajme
  • Lajme

    Familja nga Ferizaj që përfundoi në QKUK shkaku i tortës së dasmës

    Insajderi
    02 August 2017 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Familja Mehmeti nga fshati Bibaj në Komunë  e Ferizajt përfundoi në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës në Klinën e Infektives pasi një helmimi që kishin pësuar në një dasmë që kishte familja.

    Televizioni publik raportoi se 50 të pranishëm janë helmuar, prej të cilëve një grua 24-vjeçare dhe dy fëmijë janë në gjendje të rëndë, por Insajderi ka kontaktuar me kryefamiljarin Enver Mehmeti i cili ka konfirmuar se tashmë të gjithë anëtarët e familjes së tij janë mirë dhe kanë kaluar gjendjen e rëndë që e kanë pasur të premten.

    “Tash të gjithë jemi mirë dhe po e marrim vetëm”, ka thënë Mehmeti.

    Fillimisht dyshimet e para sipas vet familjarëve ishin tek produktet e mishit por kryefamiljari i tha Insajderit se helmimi ka ndodhur shkaku i tortës së dasmës.

    “Ka qenë shkaku i një torte dhe si duket shkaku kanë qenë vezët të cilat janë prishur nga i nxehti”, ka thënë Mehmeti.

    Ai ka treguar se të gjithë anëtarët e familjes së tij tashmë janë jashtë rrezikut për jetë dhe dhe gjendja e tyre është përmirësuar dukshëm.

    Insajderi ka kontaktuar edhe Faton Haxhisalihu, kryetarin e fshatit Bibaj ku ka ndodhur helmimi i cili ka thënë ta ketë vizituar familjen.

    Edhe ai ka konfirmuar se bazuar nga rrëfimi i familjes, helmimi ka ndodhur shkaku i tortës së dasmës.

    “E di që deri në 30 ka shkuar numri i të helmuarve”, ka thënë ai./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark