×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Familja nga Ferizaj që po strehon e rritë fëmijët e braktisur e me nevoja të veçanta

    Insajderi
    11 May 2022 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    I’u  ofroi dashurinë e kujdesin kur ata kishin nevojë më së shumti. Plot 18 vjet familja Selmanaj po kujdeset për fëmijët e braktisur. Kjo shtëpi në fshatin Dardani të Ferizajt, u bë një strehë e ngrohtë për shumë fëmijë.

    Gjithçka filloi në vitin 2004 kur e zonja e shtëpisë, Ymrie Selmanaj po shihte një emision televiziv teksa bënin apel për të strehuar fëmijët e braktisur.

    Në fillim kishte hezituar, mirëpo vajza e kishte bindur se fëmijës nuk i duhet më shumë se ta lash, ushqesh e të luash me të.

    Dhe kështu mëngjesi i së nesërmes i kishte gjetur para Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, duke interesuar se si mund të kujdesen për ata fëmijë.

    Një muaj pas kësaj, familjes Selmanaj iu bashkua një anëtare e re, një vajzë katër javëshe.

    Ky ishte fëmija i parë që zonja Ymrie strehoi në shtëpinë e saj, më pas fokusin kryesor e kishte tek fëmijët me nevoja të veçanta. Deri sot kjo familje strehoi 18 fëmijë të braktisur.

    Për më shumë klikoni në videon e bashkangjitur:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark