Familjarët e Adem Hudutit në Kosovë zbulojnë detaje të reja për gjeneralin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Familjarët e Adem Hudutit në Kosovë zbulojnë detaje të reja për gjeneralin

    Insajderi
    17 July 2016 - 20:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjenerali turk, Adem Hudut, me origjinë nga Kosova, i cili po akuzohet se ishte prapa puçit kundër pushtetit të presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, një pjesë të fëmijërisë së hershme e kaloi në fshatin Reçan të Prizrenit.

    Në këtë lokalitet, ende jetojnë një pjesë e kushërinjve të tij, kryesisht nga ana e nënës. Ata tregojnë se Hudut, u largua nga Kosova në moshën 5 vjeçare, bashkë me familjen e ngushtë të tij.

    Ferati, thotë se kushëriri i tij, krejt shkollimin e ka kryer në Turqi.

    “I ka lindur në vitin 1952 dhe në vitin 1957 ka ikur nga Kosova me nënën, babanë dhe motrën e tij”, tregon Ferati, një nga të afërmit e tij në Reçan.

    Ai tregon se kontaktet me të afërmit e tij në Turqi nuk i ka humbur, veçse me gjeneralin rrallë flet, derisa tregon për rrugëtimin e tij si gjeneral Turqi.

    “Shkollën e ka kryer atje, edhe ushtrinë, e më pas është bërë edhe një nga gjeneralët kryesor të Turqisë”, tregon ai për Klan Kosova.

    E një kushërirë tjetër e Hudutit,  Axhira, po thotë se gjenerali turk me prejardhje nga Kosova,  nuk është shqiptar.

    “Jo është boshnjak, nuk është shqiptar”, thotë ajo, njofton Klan Kosova, transmeton Insajderi.

    Huduti ishte njëri nga gjeneralët kryesor që udhëhoqi tentativën për grusht shtet në Turqi, nga e cila mbetën më shumë se 260 persona të vdekur. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark