Insajderi
Show

Familjarët e Brikenës “shpërthejnë” pasi Gimbo e imiton në BBVA

Insajderi
15 March 2026 - 20:50
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Familjarët e Brikenës “shpërthejnë” pasi Gimbo e imiton në BBVA
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një situatë e re në Big Brother VIP Albania ka shkaktuar debat të madh në rrjetet sociale, pasi Gimbo ka imituar Brikena, duke nxitur reagime të menjëhershme nga familjarët e saj.

Pas publikimit të momentit, familjarët e Brikenës reaguan përmes Instagram, ku ndanë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe shprehën pakënaqësinë e tyre, shkruan Indeksonline.

Në reagim thuhej:

“E kuptojmë panikun e nominimit, po të merresh me fytyrën e një vajze është thjesht ‘ulërimë’ për vëmendje. Disa kanë mimika, e disa kanë vetëm maska që po u bien çdo ditë. Publiku i sheh të dyja. Kush qesh i fundit, qesh më mirë!”

Ky reagim ka marrë vëmendje të madhe nga ndjekësit e modeles.

Ngjarja vazhdon të komentohet në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë se cili nga të dy do të eliminohet të martën.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark