Kryeministri Albin Kurti kishte thënë gjatë fushatës se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri. Vetëm dje, dy nga ministrat e qeverisë, kanë emëruar për këshilltarë të afërm të zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Por, vetëm dy javë pasi Albin Kurti është votuar për kryeministër të vendit, kjo fjali e tij ka “rënë në ujë”.
Të emëruarit e tij nëpër ministri – menjëherë kanë punësuar – familjarë të zyrtarëve të lartë të Lëvizjes Vetëvendosje. Vetëm dje janë bërë dy të tilla.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka emëruar për këshilltar të tij politik, Sami Ukën. Ky i fundit është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka.
Sami Uka është kryeshef i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë. Ai edhe gjatë vitit të kaluar kur Vitia ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ishte këshilltar politik i tij, shkruan Gazeta Insajderi.
Lexo edhe:
Edhe xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca – Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, të drejtuar nga Armend Mehaj.
Të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik.
Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e Vetëvendosjes./GazetaInsajderi/
Lexo edhe:
Shiko edhe videon: