×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhaxhai i Glauk Konjufcës emërohet këshilltar i ministrit të Mbrojtjes

    Insajderi
    07 April 2021 - 23:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhaxhai i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca — Rabit Konjufca, është emëruar këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, të drejtuar nga Armend Mehaj.

    Të dhënat e tij në detaje ende nuk figurojnë në webfaqen e Ministrisë së Mbrojtjes, megjithatë në Kabinetin e Ministrit figuron emri i Rabit Konjufcës, si këshilltar politik.

    Rabit Konjufca gjithashtu ka garuar edhe për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhwt e Vetëvendosjes.

    Ndërsa ministër të Mbrojtjes, Kurti ka emëruar Armend Mehajn. Emri i tij u diskutua për shkak se ishte emër i padëgjuar në skenën politike.

    Ndërsa zëvendësministër në këtë ministri, Kurti emëroi dje Shemsi Sylën. Ky i fundit kishte shërbyer në UÇK, pastaj në TMK e FSK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark