Të shtunën, më 23 tetor, me rastin e njëvjetorit të vrasjes së 19-vjeçarit, Engjëll Smerqaku, do të organizohet protestë në Gjilan.
Protestuesit do të kërkojnë zbardhjen e vrasjes së 19-vjeçarit, i cili u ther me thikë për vdekje para banesës së tij, në këtë qytet.
“Kërkojmë zbardhjen e rastit të vrasjes të Engjëll Smerqaku,19 vjeqarit të cilit për rrethana ende të panjohura ju shua jeta ne menyren ma tinzare nga dora e 1 psikopati kriminel…”, kanë shkruar familjarë në rrjete sociale.
Protesta do të mbahet para Kuvendit Komunal në Gjilan, duke filluar nga ora 16:00 dhe do të zgjasë 20-30 minuta.
Pjesëmarrësit në këtë protestë janë të obliguar të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancën fizike.