×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Familjet me asistencë sociale nga ky muaj do të pranojnë asistencën në llogari bankare

    Insajderi
    28 April 2023 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Financave Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se familjet përfituese të Asistencës Sociale që nga ky muaj (prill 2023) do të pranojnë mjetet e asistencës në llogaritë private bankare, bazuar në konfirmimet që kanë dorëzuar në Qendrat për Punë Sociale.

    Përfituesit e asistencës sociale duhet të drejtohen tek zyret apo pikat e Bankave Komerciale, ku i kanë llogaritë e tyre, për të pranuar mjetet e asistencës.

    Deri më tani, asistenca sociale është shpërndarë përmes zyreve postare.

    “Në rast se ndonjë familje nuk pranon mjetet financiare për asistencës sociale për muajin prill 2023, atëherë duhet të paraqiten sa më parë në Qendrën për Punë Sociale në komunën e tyre dhe të njoftojnë zyrtarët e ndihmave sociale”, thuhet në njoftim.

    Vetem përfituesit me status të azilantit do të vazhdojnë të pranojnë asistencën në Zyrat Postare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark