Më 18 Tetor të vitit 1973 në fshatin Bervenik të Podujevës ndodhi një vrasje. Liman Avdullahu qëlloi për vdekje Abaz Aliun, të dy shokë dhe kolegë në shkollën e fshatit.
Pas gati gjysmë shekulli, familja e dorasit ka rrëfyer jetën nën frikën e hakmarrjes në emisionin Udhëve në RTK.
“Edhe vëllai me u pas vra qatë ditë hiç ma i mërzitur s’isha kanë” – ka thënë Sadik Abdullahu, vëllai i dorasit.
Pleqnarët vlerësojnë se falja është hakmarrja më e madhe, prandaj lusin familjen e dëmtuar që ti japin fund kësaj hasmërie./Insajderi.com