Julyana Al-Sadeq, një olimpike e taekwondo nga Jordania është bërë viral pas publikimit të një fotografie ku shihet ngjashmëria e frikshme mes saj dhe Lady Gagës. Të hënën, Al-Sadeq konkurroi në një ndeshje taekwondo kundër brazilianes Milena Titonelli në kategorinë 67 kilogramë.
Edhe pse ajo humbi ndeshjen prapë arriti të marrë shumë vëmendje falë ngjashmërisë mes saj dhe këngëtares me famë botërore Lady Gaga.
Fansat e këngëtares filluan të postojnë në tweeter duke thëne se këngëtares i duhej të shtonte edhe një medalje ari në koleksionin e saj të çmimeve.
Kuptohet, Al-Sadeq nuk është vajza e parë që ka ngjashmëri të madhe me Gagën.
Gaga Daily postoi foton e atletes së bashku me disa fotografi të tjera të një gjyqtareje, dentiste dhe zjarrfikëse, të cilat nxiti këtë portal të pyeste: “Çfarë s’mund Lady Gaga të bëjë? ” Dhe sinqerisht, ne kemi të njëjtën pyetje.
Sa i përket Lady Gaga-s, pak kohë më parë në një bisedë me Oprah Winefry, e ftuar në “The Me You Can’t See”, këngëtarja tregoi periudhen më të vështirë të jetës së saj, ajo tregoi se si është dhunuar seksualisht në moshën 19-vjeçare nga një producent dhe ka mbetur shtatzënë.
“Në hapat e parë të karrierës kur isha vetëm 19 vjeçe një producent më tha ti heçja rrobat, kur unë refuzova dhe u largova ai më kërcënoi duke më thënë se do t’i vinte flakën të gjithë karrierës time. Fillimisht, ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi. Kisha probleme të rënda psikologjike të cilat morën së paku 2 vite e gjysmë për t’u rikuperuar dhe për disa vite nuk isha e njëjta vajzë si më parë”, rrëfeu ajo.