Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, është bërë së fundmi nostalgjike për të kaluarën e saj.
Kjo pasi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi nga e kaluara, të realizuar në moshën katër vjeçare me stërgjyshen e saj në Gostivar të Maqedonisë së Veriut.
“Unë me stërgjyshen në Gostivar, Maqedoni kur isha 4 vjeçe”, shkroi artistja shqiptare, ndërsa pranoi komente të shumta nga ndjekësit e saj në Instagram.
Një prej fansave i kishte shkruar me shaka rreth ushqimeve të konservuara tradicionale (duke qenë se edhe ndodhemi në sezonin e tyre), ku i shkruan se me siguri ato i mungojnë në ShBA.
“Hej Bebe, unë e di që ty të mungojnë turshitë dhe ajvari me siguri…meqë ra fjala vajzë, ti shkëlqen”, ka qenë komenti i ndjekëses.
Ndërkohë, 31-vjeçarja i është përgjigjur me shaka, duke thënë se ajo kujdeset që këto produkte t’i ketë edhe atje ku është në Amerikë. “Vajzë, unë porosis ajvar për në shtëpinë time në Los Angeles, haha”, ka qenë përgjigja e artistes së hitit “I’m a mess”.